Sport

Të gjithë sytë te portugezi Rafael Leao, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni: “Nëse negocion Maldini, unë jam i qetë”

Numri një i kuqezinjve, është i qetë për një zgjatje të mundshme të marrëveshjes me Rafael Leaos. Kontrata e portugezit skadon pas 18 muajsh.

12 Dhjetor 2022, 12:37 Nga DOSJA
Të gjithë sytë te portugezi Rafael Leao, presidenti i Milanit,

ITALI - Në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, Paolo Scaroni është rikthyer në situatën kontraktuale të Rafael Leaos. Portugezi, i sapo eliminuar nga Kupa e Botës, arrin në fund të kontratës me Milanin në qershor të 2024. Mirëpo kjo nuk e shqetëson presidentin e tij, i cili kërkon absolutisht vazhdimin e tij. “Më thonë se ndihet mirë në Milano dhe se është i motivuar,- siguron ai. - Unë e di që Maldini negocion dhe nëse ai negocion, unë jam i qetë”. 

I ardhur nga Lille në vitin 2019 për 35 milionë euro, Leao ka shpërthyer në Serinë A. Drejtuesit europianë po ndjekin nga afër dosjen e anësorit të majtë dhe tashmë janë bërë propozime prej rreth 100 milionë eurosh, siguron shtypi transalpin.

I pyetur për të ardhmen e klubit, Scaroni kujtoi gjithashtu dëshirën e tij për t'u larguar nga ‘San Siro’. Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar shkatërrimi i stadiumit legjendar dhe projekti i stadiumit të ri është ngecur, presidenti e ka bërë “prioritetin” e tij.  Objektivi: të dyfishohen apo edhe trefishohen të ardhurat nga stadiumi, të vlerësuara në 40 milionë në vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll