Sport

Dalin mesazhet, Neymar i shpreh “dashurinë“ Marquinhos...”te dua...”

12 Dhjetor 2022, 11:28 Nga DOSJA
Dalin mesazhet, Neymar i shpreh “dashurinë“

KATAR - Futbollistët brazilianë e patën të vështirë eliminimin nga Botërori i Katarit. Ata ishin favoritët më të mëdhenj për të fituar Kupën e Botës, besonin se mund të arrinin “yllin” e gjashtë, por në çerekfinale pësuan një disfatë të dhimbshme ndaj Kroacisë dhe kështu i dhanë lamtumirën Botërorit.

Se sa e vështirë ka qenë për ta, më së miri zbulohet nga mesazhet që ka shpërndarë Neymar. Ylli më i madh i Brazilit vendosi të publikojë në Instagram korrespondencën që ka me bashkëlojtarët pas eliminimit në Katar, për të treguar se çfarë uniteti mbretëron në kombëtare.

“Penalltia nuk do të ndryshojë atë që mendoj për ty”, i shkroi Neymar mbrojtësit Marquinhos. “Kam dashur shumë që të kemi sukses, nuk e kam menduar kurrë se do të jetë pengesë në rrugën drejt realizimit të ëndrrave tona, por duhet të vazhdojmë”, u përgjigj shoku i tij i skuadrës.

"Ashtu është, çdo gjë kalon, momente të mira dhe të këqija. Duhet të jemi të fortë, të shohim se çfarë tjetër na rezervon futbolli. Para së gjithash, unë jam miku juaj, të dua", ka shkruar Neymar.

Ai kishte edhe një korrespondencë interesante me Tiago Silvën. "Vëlla, më duhet të të them se jam më keq se sa mund ta imagjinoja. Kjo është e padurueshme se si ndihem. Nuk mund ta besoj që humbëm. Sa herë që kujtoj - qaj. Por do të bëhet më mirë, ” - ka shkruar mbrojtësi me përvojë.

"Sa herë që ndez televizorin çmendem. Duhet të vazhdojmë vëlla. Ti, Dani Alves dhe unë meritonim më shumë, por Zoti është me ne dhe di gjithçka", u përgjigj Neymar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll