Politike

“Shqipëria anëtarësohet kur BE-ja të mos ekzistojë”/ Rama i përgjigjet karikaturistit në Bruksel: Duket si depresion serb

Rama e ndërpreu, duke i bërë të ditur se burimi nuk është i saktë, pasi qytetarët ndahen në dy pjesë, optimistët dhe pesimistët. Këta të fundit, sipas Ramën, mendojnë se Shqipëria do anëtarësohet kur Turqia të ketë presidencën e BE-së.

7 Dhjetor 2022, 14:07 Nga A.B
“Shqipëria anëtarësohet kur BE-ja të mos
Edi Rama

BRUKSEL- Gjatë sesionit të diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. I pranishëm ishte dhe një karikaturist i cili parashtroi këndvështrimin e tij për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. E në fund të fjalës së tij, ai përmendi edhe një shaka që sipas tij ka të bëjë me faktin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.

Rama e ndërpreu, duke i bërë të ditur se burimi nuk është i saktë, pasi qytetarët ndahen në dy pjesë, optimistët dhe pesimistët. Këta të fundit, sipas Ramën, mendojnë se Shqipëria do anëtarësohet kur Turqia të ketë presidencën e BE-së.

Paul Taylor: Ka edhe një shaka shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, dhe përgjigjia është kur Shqipëria të mos ekzistojë më.

Edi Rama:Më duhet ta korrigjoj pak burimin e shakasë. Ky burim nuk është Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe. Gjatë kohës kur luftonim ishin të dëshpëruar se s’donin të na flisnin. Ishte një europtimisht dhe një europesimist. Europtimisti tha se Shqipëria do të anëtarësohet në BE bashkë me Turqinë. Europesimisti thoshte Shqipëria do anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë Presidencën e BE-së. Ndërsa kjo derisa të mos ekzistojë më BE-ja duket si depresion serb.

edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll