Politike

'Dje isha i ëmbël'/ Rama: BE mund të na lërë te dera, Shqipëria s'heq dorë, anëtarësimi nuk vjen shpejt

Rama tha se Shqipëria nuk heq dorë nga anëtarësimi në BE, pavarësisht se kjo e fundit po mbyll shumë dyer.

7 Dhjetor 2022, 13:30 Nga A.B
'Dje isha i ëmbël'/ Rama: BE mund të na lërë
Edi Rama

BRUKSEL- Në sesionin e diskutimeve që po zhvillohet sot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, kryeministri Edi Rama pohoi se dje u tregua i ëmbël me liderët pasi vendi ynë ishte mikëpritësi. Duke vijuar më tej, ai tha se Shqipëria nuk heq dorë nga anëtarësimi në BE, pavarësisht se kjo e fundit po mbyll shumë dyer.

Rama: Duhet të jemi bashkë, edhe Serbia është e përfshirë deri më tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por për agresionin. Kur vjen fjala për ne nuk ka problem, mund të na fusin, mund të na lënë te dera, nuk ka problem, ne nuk heqim dorë. Të flasim njëherë e më pas të martohemi, unë jam martuar vonë meqë ra fjala. Kalova një bashkëjetesë paqësore në përgatitje të martesës. Duhet të kalojmë një mekanizmë afrimi. Detyra shtëpie individuale të bazuara në meritë. 

Çfarë ka ndryshuar?

Rama: Dje unë isha mikëpritësi dhe isha shumë i ëmbël, kur na erdhën duhet të ishim mikëpritës. Mendoj se dicka thelbësore po ndryshon dhe mund ta them. Ajo që u sugjeroj është që të mos ta shohin ndryshimin thjesht në formën e anëtarësimit, i cili nuk do vijë shpejt. Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, se nuk merr dot diplomën pa shkollën. Duhet të jemi të aftë e të hymë, jo të hysh e ti bësh gjërat lëmsh. 

edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll