Politike

Sesioni në Bruksel, Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe e kundërta

Rama shtoi se ngjarja e djeshme ishte historike për Shqipërinë dhe një sinjal i drejtëpërdrejtë për BE-në.

7 Dhjetor 2022, 13:25 Nga A.B

Sesioni në Bruksel, Rama: BE ka nevojë për Ballkanin

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe e anasjellta. Në sesionin e diskutimeve që po zhvillohet sot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, Rama shtoi se ngjarja e djeshme ishte historike për Shqipërinë dhe një sinjal i drejtëpërdrejtë për BE-në.

'Ata nuk po e hapin derën për ne të hynë, po ne nuk i lëmë të dalin. Për të qënë serioz, samiti i djeshëm ishte historike, ngjarja më e rëndësishme. Ne kemi një kod, cdo mik është vullnet i zotit e duhet ta mirëpresësh. Dje kishim perënditë e BE-së në Shqipëri, por më shumë se cdo gjë tjetër për rajonin, për mua ishte më së fundmi një sinjal i qartë, që është kuptuar se BE ka nevojë për BP aq sa BP ka nevojë për ne.  BE dhe rajoni duhet të qëndrojnë bashkë.'- tha Rama.

edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll