Politike

'BE të mendojë me shumë për financat'/ Rama: 85 mln euro për energjinë? Janë marrë nga IPA

Rama kërkon nga BE që të mendojë më shumë për financiat drejt Ballkanit.

7 Dhjetor 2022, 13:46 Nga A.B
'BE të mendojë me shumë për financat'/ Rama: 85
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama reagoi nga Brukseli për paketën e BE të mbështetjes për energjinë duke thënë se është lajm i mirë, por e kanë marrë nga IPA duke lënë bujqësinë pa investime. Rama kërkon nga BE që të mendojë më shumë për financiat drejt Ballkanit.

'Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, jemi të bekuar që jemi në mes të Europës. Cfarë e bën dallimin mes brezit tonë në Europë dhe atyre në Irak, se nuk kanë BE për të mësuar dhe nuk kanë njohuri se si ndërtohet siguria.

Sidoqoftë është e rëndësishme që të mos liheni pa mundësi për tu përfshirë më tepër në hapësira. Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga BE. Të gjithë ne. Por nuk është kaq shkëlqyer kur 85 mln euro janë marrë nga IPA. IPA janë për projektet tona.

Kur ke vetëm sistemin e brendshëm si t’ja bësh. BE duhet të mendojë për konvergjencën financiare. Nuk mund të shkojë në mënyrën si e mendon dikush. Është gabim, s’do shkojë në konvergjencë por duke u larguar. Do bëhen më të pasur dhe ne nuk do i ndjekim dot. Duhet të na japin më shumë fonde, më shumë mbështetje. Në një llogaritje të vogël, sa paguan BE plus për një qytetar të BE dhe sa mundëmi ne të paguajmë përmes buxhetit tonë me fondet IPA. Kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat që të përmbushin kërkesat për të qenë të denjë, atëherë dhe mund të vijojë korrupsionin për të kërkuar më shumë. Mendoj që ky shteg është hapur disi tanimë.'- tha Rama.

edi rama rama ne bruskel

Sondazh

Poll