7 Dhjetor 2022, 13:08
Nga A.B
Alfred Lela
TIRANË- Një ditë pas sulmit që i ndodhi në protestën e demokratëve në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', kryedemokrati Sali Berisha ndodhet së bashku me familjen e tij. Kështu bën të ditur ditën e sotme, drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela gjatë një interviste për Euroneës Albania. Ai tha gjatë intervistës se sot nuk do të ketë asnjë reagim nga Berisha për ngjarjen e djeshme brutale, pasi gjithçka e tha dje.
“Zoti Berisha ka marrë me dhjetëra mesazhe nga miq të tij të huaj. Ambasada amerikane, britanike kanë reaguar. Berisha një ditë pas goditjes brutale ndodhet nën ngrohtësinë e familjes, ku do të ndodhej gjithsecili prej nesh. Mos prisni sot reagim nga Berisha. Berisha e bëri dje reagimin si burrë në një mënyrë epike, pavarësisht sulmit ai qetësoi gjakrat, rezistoi si burrat dha një konferencë shtypi mbi 30 minuta”, u shpreh Lela.
Çfarë ndodhi dje?
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
dhunohet berisha ne proteste alfred lela
Politike
7 Dhjetor 2022, 12:47
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Mediat gjermane kanë raportuar gjithashtu në lidhje me sulmin që iu bë kryedemokratit Sali Berisha në pr...
Politike
7 Dhjetor 2022, 12:40
F.M
Alfred Lela
TIRANË- Drejtori i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk ...
Politike
7 Dhjetor 2022, 12:17
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar programin e edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të z...
Politike
7 Dhjetor 2022, 10:47
Edi Rama dhe Ursula Von Leyen
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor që u...
Politike
7 Dhjetor 2022, 10:39
f.g
Majlinda Bregu ne Euronews Albania
TIRANE- Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka shprehur k...
Politike
7 Dhjetor 2022, 09:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për t&eu...
Politike
7 Dhjetor 2022, 08:56
I.A
Sali Berisha
SHBA- Federata Pan-shqiptare Vatra ka reaguar për sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme në protest&eu...
Politike
7 Dhjetor 2022, 09:08
F.M
Këpucët e Mark Rutte
TIRANË- Fotogafi Armand Babani ka treguar se personi që ka ardhur me këpucë të grisura në Tira...
Politike
7 Dhjetor 2022, 08:29
I.A
Pamje nga samiti
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga samiti i djeshëm. Me anë të një postimi në Facebo...
Politike
7 Dhjetor 2022, 08:26
F.M
Sadik Lala
TIRANË- Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit deklaroi...