Politike

'Shqipëria i ofron BE-së buzëqeshje'/ Rama: Liderët flisnin dje për diellin, sikur kishin dalë nga një shpellë

Rama deklaroi se mbledhja në Tiranë ishte më ndryshe se ajo e Brukselit, duke e quajtur këtë të fundit të mërzitshëm.

7 Dhjetor 2022, 13:21 Nga A.B
'Shqipëria i ofron BE-së buzëqeshje'/ Rama:
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria i ofron BE-së buzëqeshje. Në sesionin e diskutimeve që po zhvillohet sot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, Rama komentoi samitin, për të cilin tha se liderët e huaj u impresionuan nga dielli i Tiranës. Me tej, kreu i Qeverisë Shqiptare, shtoi se mbledhja në Tiranë ishte më ndryshe se ajo e Brukselit, duke e quajtur këtë të fundit të mërzitshëm.

'Eshtë momenti për të mos rënë dakord. Kur më pyetën se çfarë Shqipëria mund t'i sjellë BE-së, i thashë disa buzëqeshje, dhe dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre, i patë, ishin më mirë se kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet e tyre të mërzitshme.

Fotoja në grup ishte ndryshe, i dëgjoja pas sikur kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit.'- tha Rama.

edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll