Politike

Samiti në Tiranë, Abazoviç 'lavde' Ramës: Është mjeshtër i eventeve, BE duhet të mbajë derën hapur

Ai u shpreh se BE duhet të kuptojë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

7 Dhjetor 2022, 13:13 Nga A.B
Samiti në Tiranë, Abazoviç 'lavde' Ramës:
Abazovic

BRUKSEL- Në sesionin e diskutimit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e quan Ramën si “mjeshtër të eventeve”. Ai u shpreh se BE duhet të kuptojë se duhet të jetë tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

'Edi është mjeshtri i eventeve, ka të bëjë më shumë me thelbin, ishte mirë që pamë kaq shumë udhëheqës që erdhën. Ndoshta kemi sfida dhe vështirësi. BE duhet të kuptojë. Pika është situata pas luftës në Ukrainë. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për vendet e BP, mendoj se të gjithë mund të humbasim. E djeshmja ishte një takim i suksesshëm. Marrëveshje që ishin të rëndësishme.'- tha Abazoviç. 

dritan abazoviç edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll