Politike

Rama u jep 'leksione' të rinjve: Merrni shembullin e Melonit, u fut në politikë kur ishte e re

Rama mori shembullin e kryeministres së Georgia Melonin, e cila është futur në politikë në moshë të re. 

7 Dhjetor 2022, 14:01 Nga A.B
Rama u jep 'leksione' të rinjve: Merrni shembullin e Melonit, u
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama këshillon të rinjtë që të futen në botën e politikës. Nga Brukseli, aty ku po merr pjesë në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama mori shembullin e kryeministres së Georgia Melonin, e cila është futur në politikë në moshë të re. 

'Po flas për të rinjtë, po e them në sensin politik, dje isha me Melonin, ajo e nisi kur ishte e re. Eshtë rritur në Distriktin e dhomës dhe ka luftuar në cdo asamble studentore e sot është kryeministre, të rinjtë duhet ta kuptojnë se politika nuk është problemi, bashkohuni me të tjerët, politika jonë ka ndryshuar, se BE ka vendosur të përfshirë universitetet tona në aleancën e BE. Për ta bërë këtë duhet të jesh anëtarë, ne nuk jemi jemi larg, cka nënkupton se të rinjtë janë në pozita për të studiuar pa u larguar nga vendi në cdo universitet, dhe tonat janë në pozitën për të ofuar mbështetje.'- tha Rama. 

edi rama rama ne bruksel

Sondazh

Poll