Politike

Gert Shehu qëlloi me grusht Sali Berishën, Ilir Meta: Ishte kamufluar si kameraman

Ilir Meta tha se i riu ishte kamufluar si kameraman me qëllimin e vetëm për të dhunuar Berishën. 

6 Dhjetor 2022, 17:56 Nga k.m.
Gert Shehu qëlloi me grusht Sali Berishën, Ilir Meta: Ishte kamufluar
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë detaje të tjera lidhur me 31-vjeçarin Gert Shehu që sot në protestën e opozitës qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp nga selia e PL-së, Meta tha se i riu ishte kamufluar si kameraman me qëllimin e vetëm për të dhunuar Berishën. 

"Shumë shpejt Edi Rama do nxjerrë edhe kartelën e tij për të lehtësuar gjendjen e tij. Ndaj edhe sot, duke qenë se isha në atë moment, mund të them se kemi të bëjmë me një aksion të mirëplanifikuar. Kemi të bëjmë me një kontigjent të Policisë Kriminale, i kamufluar si fotograf dhe pjesë e ekipit mediat që shoqëronte protestën. Kishte një aksion të mirëplanifikuar të Edi Ramës dhe Policisë së Edi Ramës. Nuk kemi të bëjmë me asgjë të rastësishme. Kartelat dhe rrethana të tjera iu flet zoti Vasili si mjek. Ai ishte vetë Edi Rama. Njeri i pabesë, që ka shkelur Kushtetutën, por edhe çdo kod moral. Ai do të ketë përgjegjësinë kryesore dhe nuk justifikohet me asnjë lloj kartele,"-tha Ilir Meta.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

ilir meta dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll