Politike

Goditja me grusht e Berishës, PDIU: Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen

Idrizi ka dënuar aktin e dhunshëm, ku ditën e sotme u godit lideri i opozitës Sali Berisha.

6 Dhjetor 2022, 17:53 Nga A.B
Goditja me grusht e Berishës, PDIU: Asnjë kartele e shëndetit
Shpetim Idrizi

TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dënuar aktin e dhunshëm, ku ditën e sotme u godit lideri i opozitës Sali Berisha. Me anë të një mesazhi, Idrizi thekson se: “Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend”.

Reagimi i PDIU

PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje. Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend. Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

shpetim idrizi samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll