Politike

Dhunoi Sali Berishën në protestë, doktori i Gert Shehut: Raportin e kam lëshuar unë, ka sjellje agresive

Mjeku, emri i të cilit u bë me herët me dije në Euronews Albania nga nëna e 31-vjeçarit, tha se Gert Shehu shfaqte vazhdimisht sjellje agresive.

6 Dhjetor 2022, 16:53 Nga k.m.
Dhunoi Sali Berishën në protestë, doktori i Gert Shehut: Raportin
Gert Shehu

TIRANË- Doktori i Gert Shehut, Sadik Lila, 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar për Euroneës Albania se ai është i sëmurë. Edhe pse numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor, sërish mjeku pretendon se Shehu kurohej prej tij. Madje shtoi se kishte 2-3 muaj që nuk shkonte për vizitë.

Mjeku, emri i të cilit u bë me herët me dije në Euronews Albania nga nëna e 31-vjeçarit, tha se Gert Shehu shfaqte vazhdimisht sjellje agresive.

"Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për vizitë,"-ka bërë me dije mjeku. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. Edhe Berisha, para Homeland Justice, tha se sipas burimeve të tij, Hoxha ishte i infiltruar në xhami nga Policia Kriminale. 

gert shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll