Politike

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Osmani: Beogradi e ka shprehur qartë qëndrimin prorus dhe kundër demokracisë

Në një konferencë për shtyp Osmani u shpreh se qëndrimi i Serbisë pro Rusisë dhe mosvendosja e sanksioneve ndaj saj tregon qartë qëndrimin e tyre dhe se kush nga dy vendet ka orientim drejt BE.

6 Dhjetor 2022, 16:56 Nga d.a.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Osmani: Beogradi e ka shprehur
Vucic dhe Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe qëndrimit përkatës të vendit të saj përsa i takon një marrëveshje të mundshme përfundimtare dhe planit fravko-gjerman.

Në një konferencë për shtyp Osmani u shpreh se qëndrimi i Serbisë pro Rusisë dhe mosvendosja e sanksioneve ndaj saj tregon qartë qëndrimin e tyre dhe se kush nga dy vendet ka orientim drejt BE.

"Serbia e ka zgjedhur rrugën e saj dhe mesazhi i BE presim që të jetë më i qartë në aspektin e veprimeve sepse jemi në një situatë të prapredentë në dekadat e fundit."- u shpreh Osmani.

Osmani më pas shtoi se ditën e sotme, në samitin e BE-Ballkanik Perëndimor të mbajtur në Tiranëm nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

“Versioni është dorëzuar sot, megjithatë nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri në takime, është diskutuar parimi si i tillë. Do të kemi një takim tjetër ndërinstitucional për t’i koordinuar qëndrimet sa i përket versionit të ri. Do t’i ndajmë sapo t’i kemi të gatshme”, ka thënë Osmani në një konferencë për media pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Për versionin e ri i cili i është dorëzuar sot kryeministrit Albin Kurti, Osmani ka thënë se do të ketë takim ndërinstitucional në Kosovë dhe do të koordinohen qëndrimet rreth tij.

vjosa osmani samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll