Politike

Nëna e Gert Shehut: Djali im nuk është kontigjent policie, merrte tegretol, i jepte çrregullime!

Ermira Kaçaçi tha se i biri konsimonte një ilaç, të cilin e përmend edhe me emër; tegretol.

6 Dhjetor 2022, 17:03 Nga k.m.
Nëna e Gert Shehut: Djali im nuk është kontigjent policie, merrte
Ermira Kaçaçi

TIRANË- Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili sot sulmoi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së Partisë Demokratike. Në fjalën e saj gjatë një intervistë të dhënë për "Euronews", Ermira Kaçaçi tha se i biri konsimonte një ilaç, të cilin e përmend edhe me emër; tegretol.

“Asnjë gjë nuk e vërtetë nga ato që thotë PD dhe epikriza është shumë e vërtetë. Unë në mëngjese e lashë në shtëpi, i qetë m’u duk i qetë në telefon. Sikur ta parandjenja që të mos shkonte aty. Aludimet nuk janë të vërteta. Kontingjent policie nuk është por probleme shëndetësore ka pasur. Diku diku ka hasur edhe një problem. Ka 5 vjet që mjekohet që pi ilaçe dy herë ka shkuar tek urgjenca e psikiatrisë. Njëherë është shoqëruar me polici dhe ambulancë, ilaçet janë tegretol. Mjeku që e ka ndjekur është Sadik Lala”, u shpreh ajo.

Karbamazepina ( CBZ ), e shitur ndër të tjera me emrin tregtar Tegretol është një ilaç antikonvulsant që përdoret kryesisht në trajtimin e epilepsisë dhe dhimbjes neuropatike. Përdoret si një trajtim shtesë për skizofreninë së bashku me medikamente të tjera dhe si një agjent i linjës së dytë në çrregullimin bipolar. Karbamazepina duket se funksionon njësoj si fenitoina dhe valproati për krizat fokale dhe të gjeneralizuara. Nuk është efektiv për mungesë ose konvulsione mioklonike.

Efektet anësore të zakonshme mund të përfshijnë përgjumje, marramendje, dhimbje koke dhe migrenë, dëmtim të koordinimit motorik , nauze, të vjella dhe/ose kapsllëk. Përdorimi i alkoolit gjatë marrjes së karbamazepinës mund të çojë në depresion të shtuar të sistemit nervor qendror. Efektet anësore më pak të zakonshme mund të përfshijnë rritjen e rrezikut të krizave te njerëzit me çrregullime të përziera konvulsive, ritme jonormale të zemrës, vizion të paqartë ose të dyfishtë. 

ermira kaçaçi gert shehu

Sondazh

Poll