Politike

Marrëdhënia e "ftohtë" me Ramën, Osmani: Është normale që të ketë dallime, ne mbështetemi shumë te Shqipëria

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani u shpreh se raportin mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do ta cilësonte vëllazëror por mes motrave, sepse lidhja mes tyre është edhe më e fortë.

6 Dhjetor 2022, 17:10 Nga d.a.

Marrëdhënia e "ftohtë" me Ramën, Osmani:

TIRANË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët për raportet me Shqipërinë dhe Ramën vitet e fundit, u shpreh se ato janë mëse normale.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani u shpreh se raportin mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do ta cilësonte vëllazëror por mes motrave, sepse lidhja mes tyre është edhe më e fortë.

"Nëse ka dallime të tejkalohen, është me rëndësi që ta potencoj që ne llogarisim shumë te Shqipëria se po nuk llogaritëm te ju te kush do mbështetemi. Ne duhet ta kuptojmë se ndonjëherë ka dhe dallime dhe është normale, kjo ndodh edhe për Open Ballkan, ne kemi menduar gjatë dhe kemi vendosur se nuk është nismë që na përshtatet ndaj dhe po ndjekim Procesin e Berlinit"-u shpreh Omsani.

vjosa osmani samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll