Politike

"Hajde ta vallzojna vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën e valltarëve shqiptarë, Vuçiç nuk e pret mirë 'provokimin', Vjosa Osmani vetëm buzëqesh

Mesa duket Vuçiç ka qenë në dijeni të melodisë, pasi në asnjë moment nuk ka reaguar. Ndërkohë që presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani për asnjë moment nuk e ka ndalur buzëqeshjen.

6 Dhjetor 2022, 17:22 Nga k.m.
"Hajde ta vallzojna vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
Pamje nga mini-koncerti

TIRANË- Liderët europianë janë pritur sot në Tiranë dhe për t’i përshëndetur u organizua një minikoncert me këngë e valle shqiptare, përpara nisjes së samitit. Por...presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka ditur se diçka nuk shkonte. Kjo sepse një nga vallet që u përformua ishte “Vallja e Rugovës”, që u performua në sheshin “Italia”.

Një pjesë e tekstit thotë: Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës, deri te Molla e Kuqe, kufiri i Kosovës. Mesa duket Vuçiç ka qenë në dijeni të melodisë, pasi në asnjë moment nuk ka reaguar. Ndërkohë që presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani për asnjë moment nuk e ka ndalur buzëqeshjen, ndërsa përfaqësesi i Bashkimit Europian, Joseph Borrell për asnjë moment nuk e ka ulur telefonin e tij nga dora duke filmuar gjithçka. 

Ndërkohë që edhe liderët e tjerë, përfshirë Emanuel Macron, Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen, e shijuan performancën, e madje dhe duartrokitën duke u bërë një me ansamblin. 

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll