Politike

Ilir Meta për sulmin ndaj Sali Berishës: Atentat mafioz i orkestruar dhe porositur nga Edi Rama

Meta deklaroi se sot nga një vend anëtar i NATO po ikin shumë të rinj dhe të reja më shumë se nga Siria që është në luftë, ndërsa sulmin ndaj Berishës e cilësoi si atentat i orkestruar nga kryeministri Edi Rama. 

6 Dhjetor 2022, 17:51 Nga k.m.
Ilir Meta për sulmin ndaj Sali Berishës: Atentat mafioz i orkestruar
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me ndikimin që ka sulmi ndaj Berishës në imazhin e Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. Në deklaratën e tij nga selia e PL, Meta deklaroi se sot nga një vend anëtar i NATO po ikin shumë të rinj dhe të reja më shumë se nga Siria që është në luftë, ndërsa sulmin ndaj Berishës e cilësoi si atentat i orkestruar nga kryeministri Edi Rama. 

"Manifestimi sfidoi kushtet absurde të shtet-rrethimit, të shtetit patronazhist dhe të Policisë së Edi Ramës për të frikësuar shqiptarët për të shprehur vlerat europiane, në një ditë të rëndësishme siç ishte Samiti sepse tregon që Shqipëria është një tokë europiane dh eduhet bërë çdo përpjekje për të ndaluar devijimet nga rruga europiane. Dua të shpreh falenderim të veçantë për Sali Berishën, për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri atentatit mafioz të orkestruar dhe porositur nga Edi Rama. Kishte një qëllim të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima. është e qartë dhe në dritën e diellit se sot Edi Rama në përpjekjet e tij më ekstreme të papara në vitet e plurazimit për të propozuar opozitën, nxorri fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka diplomat dhe ambasador që mund t'ja retushojë dot. Sot Edi Rama u tregoi të gjithë shqiptarëve se është armiku më i madh i paqes sociale në vend. Që është pasuesi më bastard i atij regjimi i cili i shkaktoi Shqipërisë aq shumë viktima dhe drama për gati 5 dekada. është pengmarrësi i të ardhmes europiane vetëm për shkak të pengmarrjes së organizatave kriminale më serioze. Opozita tregoi se ka vendosshmërisë për ta shporrur,"-tha Ilir Meta. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

ilir meta dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll