Politike

'Kreva porosinë e një vllau mysliman'/ Sali Berisha ZBULON ç'tha ai që e grushtoi në Komisariat: I ka shërbyer Policisë Kriminale ndër besimtarët e xhamisë

Por Berisha, tha se porosia nuk është e askujt tjetër veçse e kryeministrit Edi Rama. 

6 Dhjetor 2022, 15:17 Nga k.m.
'Kreva porosinë e një vllau mysliman'/ Sali Berisha ZBULON
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se çfarë tha në Polici 30-vjeçari Gert Shehu. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Berisha tha se ishte rrëfyer se gjestin e kishte bërë pasi i kishte zbatuar porosinë e një vëllau mysliman. Por Berisha, tha se porosia nuk është e askujt tjetër veçse e kryeministrit Edi Rama. 

"Ai që lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, thotë se episodi i fundit i 10 gushtit 2022 e çuan në urgjencë psikiatrike, ju dëshmoni. Ky ka marrë patentë në vitin 2022. Si i sëmurë psiqik nuk mund ta merrte kurrë patentën. është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Agresori është një me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer Policisë Kriminale ndër besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Është i regjistruar se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Porosia është e vëllait pa fe, Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Nuk mendoj se është kush tjetër veç Ardi Veliut. Ai është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Shehu është i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë,"-tha Berisha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll