Bota

Inteligjenca ruse kërkon arrestimin e dy ministrave ukrainas

Gjykata Lefortovo e Moskës tha se hetuesit e FSB-së kanë kërkuar, të urdhërojnë në mungesë arrestimin e Ministres së Riintegrimit të Tokave që nuk janë nën kontrollin e Ukrainës, Irina Vereshuk dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

6 Dhjetor 2022, 15:58 Nga a.l
Inteligjenca ruse kërkon arrestimin e dy ministrave ukrainas
emine dzhaparova

RUSI- Shërbimi sekret rus (FSB, ish-KGB) ka bërë thirrje për arrestimin e dy ministrave ukrainas. Lajmin e ka bërë të ditur  një gjykatë në Moskë, të cilët sipas mediave ruse akuzohen për shkelje të territorit të Rusisë. Gjykata Lefortovo e Moskës tha se hetuesit e FSB-së kanë kërkuar, të urdhërojnë në mungesë arrestimin e Ministres së Riintegrimit të Tokave që nuk janë nën kontrollin e Ukrainës, Irina Vereshuk dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

Kjo kërkesë për arrest në mungesë ka një dimension simbolik mbi të gjitha. Sipas mediave të huaja, gjykata nuk specifikoi arsyen e dhënë nga shërbimet ruse të sigurisë, por sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, dy ministrat akuzohen për shkelje të integritetit territorial të Rusisë.

Moska aneksoi Krimenë e Ukrainës në vitin 2014, më pas pretendoi në shtator 2022 aneksimin e katër rajoneve të tjera të Ukrainës që nuk i kontrollon plotësisht. Zyrtarët ukrainas, pavarësisht luftimeve, kanë lëvizur nëpër Ukrainë, duke përfshirë katër rajonet e pretenduara nga Moska, që nga fundi i shtatorit./Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll