Bota

Ukraina nuk gjen qetësi/ Alarmohen ambasadat në Danimarkë dhe Rumani, gjenden sërish pako me gjak

Misioneve ukrainase në disa vende evropiane u janë dërguar pako që përmbajnë sy kafshësh dhe të veshura me një lëng të athët gjatë javës së kaluar.

6 Dhjetor 2022, 15:46 Nga a.l
Ukraina nuk gjen qetësi/ Alarmohen ambasadat në Danimarkë dhe
alarmi

UKRAINË- Ukraina nuk gjen qetësi nga zarfat misterioze të lyera me gjak, mesazh kërcënues për të. Këtë herë mesazhi ka shkuar te ambasadat e Ukrainës në Danimarkë dhe Rumani të cilat kanë marrë "pako të përgjakshme". Lajmin e ka bërë të ditur ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba. 

Misioneve ukrainase në disa vende evropiane u janë dërguar pako që përmbajnë sy kafshësh dhe të veshura me një lëng të athët gjatë javës së kaluar. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për paketat, shkruan Skynews

Javën e kaluar, një letër-bombë iu dërgua ambasadës së Ukrainës në Madrid, Spanjë.  Letra të ngjashme të mbushura me eksploziv u dërguan në ndërtesa të tjera në Spanjë, duke përfshirë ambasadën amerikane, ministrinë e mbrojtjes dhe një kompani armësh që prodhon raketahedhës të dhuruara në Ukrainë./Dosja.al

alarmi me zarfe per ukrainen

Sondazh

Poll