Bota

Incidentet në Zubin Potok, Petkoviç: Kurti dëshiron ta destabilizojë Veriun me zgjedhje të paligjshme

Në një postim në Facebook, Petkoviç tha se trupat e policisë së Kosovës janë dërguar në Zubin Potok me urdhër të Kurtit dhe si për ironi kjo u bë sot që në Tiranë po mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë.

6 Dhjetor 2022, 15:46 Nga d.a.
Incidentet në Zubin Potok, Petkoviç: Kurti dëshiron ta
Petkovic

SERBI- Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviç ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në Zubin Potok ku akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Petkoviç tha se trupat e policisë së Kosovës janë dërguar në Zubin Potok me urdhër të Kurtit dhe si për ironi kjo u bë sot që në Tiranë po mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë.

“Albin Kurti sot ka dërguar policë me tyta të gjatë në ambientet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë për të tentuar dhunshëm të përgatisë terenin për mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të tij”, ka shkruar Petkoviç në Facebook.

Petkoviç gjithashtu e ka konsideruar këtë ndërhyrje si demonstrim brutal të forcës dhe një provokim për shtimin e tensioneve të reja të shkaktuara nga Kosova.

“Ky është demonstrimi më brutal i forcës dhe provokimi i tensioneve dhe provokimeve të reja nga Prishtina e cila po tenton të zbatojë masat e saj të paligjshme dhe të njëanshme me dhunë dhe veprime të njëanshme dhe të provokojë një destabilizati të ri për mundësi në budallallëqe”, ka pretenduar ajo.

Në përfundim Petkoviç është shprehur se Kurti “dëshiron ta destabilizojë Veriun”.

petar petkoviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll