Bota

Marsi 2023 është afati për përfundimin e dialogut, Bislimi zbulon shkresën që i dha Lajçak

Edhe pse në tekstin e marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel nuk ka ndonjë datë si afat për përmbylljen e bisedimeve, Bislimi tha se për këtë çështje, një shkresë shtesë natën e 23 nëntorit e morën nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

6 Dhjetor 2022, 14:04 Nga a.l
Marsi 2023 është afati për përfundimin e dialogut, Bislimi
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme pohoi se Kosova insiston se diskutimet me Serbinë tani kanë afat të caktuar. 

Edhe pse në tekstin e marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel nuk ka ndonjë datë si afat për përmbylljen e bisedimeve, Bislimi tha se për këtë çështje, një shkresë shtesë natën e 23 nëntorit e morën nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kërkesa ka qenë që diskutimet të kufizohen në kohë, në mënyrë që ato të mos zgjaten pastaj pa kufi dhe mendoj se me dakordimin e datës 23 nëntor e kemi arrtur këtë, për arsye se si pjesë e marrëveshjes është paraparë që bisedimet për propozimin franko-gjerman duhet të kufizohen deri në fund të marsit. Në fakt, në tekst nuk figuron data mars, mirëpo figuron takimi i grupit special për normalizim dhe pastaj ne e kemi pranuar këtë formulim vetëm në këmbim të një shkrese shtesë të z. Lajçak, ku ai e cakton afatin për normalizim, marsin 2023. D.m.th. ne e kemi marrë këtë siguri, e pastaj e kemi pranuar atë formulim”, theksoi zëvendëskryeministri.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka udhëtuar sot drejt Prishtinës ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Ky takim vjen 24 orë pasi ai zhvilloi një vizitë në Beograd ku dhe pati bisedime me presidentit Aleksandër Vuçiç. Në qendër të të dy takimeve ishte vijimi i dialogut Kosovë-Serbi si dhe detaje në lidhje me një marrëveshje mes palëve duke ulur tensionet e ditëve të fundit pas çështjes së riregjistrimit të targave dhe tërheqjes së zyrtarëve serb nga institucionet e disa komunave në veri të Kosovës.

dialogu kosove-serbi besnik bislimi

Sondazh

Poll