Bota

Tensionohet situata në veri të Kosovës, në Zubin Potok dëgjohen dy shpërthime brenda pak minutash

Lajmin e ka konfirmuar dhe kryetarja e IG për Zubin Potok dhe këshilltarja e fundit për KSS në këtë komunë, Milija Bishevac. Në prag të këtij konflikti, mbrëmë është thyer një dritare në dhomën e komisionit zgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës ndërkohë që sirenat sapo janë dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

6 Dhjetor 2022, 15:37 Nga d.a.
Tensionohet situata në veri të Kosovës, në Zubin Potok
Mitrovice

KOSOVË- Sot, pak pas orës 13:00 në komunën e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potok në Kosovë kanë, kanë ndodhur dy shpërthime por ende nuk ka detaje për vendin dhe arsyen.

Sipas mediave serbe, lajmin e ka konfirmuar dhe kryetari i IG për Zubin Potok dhe këshilltari i fundit për KSS në këtë komunë, Milija Bishevac. Në prag të këtij konflikti, mbrëmë është thyer një dritare në dhomën e komisionit zgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës ndërkohë që sirenat sapo janë dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Anëtarët e rinj të komisionit zgjedhor komunal për katër komunat e veriut, siç bënë të ditur një ditë më parë, kanë tentuar sot të vijnë në ambientet e këtyre institucioneve në veri. Në bazë të informacioneve ende të pakonfirmuara nga terreni, ata fillimisht kanë ardhur në komunën e Zubin Potokut të shoqëruar nga policia.

Menjëherë pas mbërritjes së tyre, në këtë komunë janë dëgjuar sirena, pas së cilës një grup më i madh i qytetarëve janë mbledhur para objekteve të KKZ-së.

Këtë informacion për KoSSev e kanë konfirmuar disa banorë të Zubin Potokut, ndër ta edhe këshilltari i fundit në këtë komunë, Milija Bishevac. Ai ka konfirmuar se qytetarët nuk kanë lejuar, siç ka deklaruar, zaptimin e lokalit, kur ka ndërhyrë edhe policia.

Nga ana tjetër, Bishevac ka mohuar se ky incident ka ndodhur para mbërritjes së tij në vendin e ngjarjes, por se pretendimet janë konfirmuar nga qytetarët e mbledhur. Ai tha se sirenat e alarmit ranë në heshtje kur përfaqësuesit e komisionit zgjedhor dhe të policisë u larguan nga ndërtesa e komunës. Përveç tyre, në vendngjarje ndodhen edhe katër vetura të EULEX-it.

tensione në veri të kosovës milija bishevac

Sondazh

Poll