Politike

Majlinda Bregu: Shqipëria i ka mundësitë që të mos premtojë qytetarët për datën e anëtarësimit, samiti ngjarje historike

Po ashtu Bregu shtoi se Shqipëria ka kapacitetet që të mos i japin qytetarëve premtime pafund për datën e anëtarësimit, por tu ofrojnë mundësitë e duhura që ato të ndihen si europianë.

6 Dhjetor 2022, 15:11 Nga I.A
Majlinda Bregu: Shqipëria i ka mundësitë që të mos
Majlinda Bregu

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu e ka cilësuar samitin e BE-së sot në Tiranë si një ngjarje historike. Në një intervistë për Report Tv, Bregu tha se ky samit duhet që të hapë rrugën e komunikimit në mënyrë që procesi i anëtarësimit të mos zgjatet pa fund. Po ashtu Bregu shtoi se Shqipëria ka kapacitetet që të mos i japin qytetarëve premtime pafund për datën e anëtarësimit, por tu ofrojnë mundësitë e duhura që ato të ndihen si europianë.

"Një ngjarje historike që tregon mbështetjen e Europës për Ballkanin Perëndimor, është një ditë që përcjell lajmin shumë të mirë, pra nisja për zbutjen e tarifave të Roaming nëpërmjet BE- Ballkani perëndimor. Pra nga 1 tetori do paguajmë më pak në tarifat e telefonisë në internet nëse udhëtojnë në një vend të BE. Prej sot nis edhe procesi për të hequr tarifat shtesë deri në 2027 që të kemi mundësi të lëvizim me të njëjtën kontratë që paguajmë brenda për brenda Shqipërisë. Ka shumë rëndësi që ky të jetë një proces që të mos ketë ndalesa apo vonesa.  Shpresoj që ky samit t’i hapë rrugë një qartësimi dhe një komunikim më të ngushtë për të mos e zgjatur këtë proces pa fund. Ne kemi mundësi që t’i japim qytetarëve jo premtime për datën e anëtarësimit, por mundësi reale që të jetojnë si qytetarë Europian”, tha Bregu.

majlinda bregu samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll