Politike

Goditja e Berishës në protestë, vjen reagimi i parë nga Qeveria, Balluku: Shpresojmë të jetë mirë

Balluku nuk dinte asgjë për atë që i kishte ndodhur Berishës.

6 Dhjetor 2022, 13:38 Nga A.B
Goditja e Berishës në protestë, vjen reagimi i parë nga
Belinda Balluku

TIRANË- Reagon Qeveria për dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pasi përfundoi konferencën për Marrëveshjen Roaming nga e cila qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë reduktim të shërbimit roaming me vendet e Bashkimit Europian, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u pyet nga gazetarët për atë që i ndodhi Berishës. 

Balluku bëri të ditur se nuk dinte asgjë për atë që kishte ndodhur pasi ishte në samit, mirëpo shpreson që Berisha të jetë mirë me shëndet.

'Lideri i opozitës është gjakosur, Nuk kam informacion, kam qënë në marrëveshje. Aktet e dhunës nuk janë të mira, shpresoj që Berisha të jetë mirë me shëndet.'- tha Balluku. 

Ditën e sotme, në protestën e opozitës, një qytetar goditi me grusht kryedemokratin, Sali Berisha. Më pas, truprojat e Berishës, kapën dhe dhunuan agresorin. Ky i fundit është marrë nga policia, ndërsa Berisha vijon pa ndërprerje protestën. 

samiti i be 6 dhjetor 2022 belinda balluku

Sondazh

Poll