Politike

Primaret në Kuçovë, tërhiqen nga gara të dy kandidatët

Edhe Brikena Koroveshi kandidatja e vetme perballe tij ka dhënë dorëheqjen. Këto të dyja, çojnë në 9 numrin e kandidatëve të larguar nga gara. 

4 Dhjetor 2022, 12:11 Nga A.B
Primaret në Kuçovë, tërhiqen nga gara të dy
Votimi

KUÇOVË- Kryetari i degës se Partisë Demokratike në Kuçovë, Myslim Haxhiu ka dhënë dorëheqjen, në shenjë proteste për mbështetjen e hapur, në shkelje të  udhëzimit, nga ana e PD në qëndër, në mbështetje të Lefter Maliqit.

Edhe Brikena Koroveshi kandidatja e vetme perballe tij ka dhënë dorëheqjen. Këto të dyja, çojnë në 9 numrin e kandidatëve të larguar nga gara. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

 

primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll