Politike

I ka PS gati emrat zyrtarë për zgjedhjet lokale? Provokon Rama: Falë patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm, jemi MAKINERI

Edi Rama u përgjigj se kishtë në krahun e tij patronazhistët që sipas tij ishin kthyer në një makineri të pathyeshme. 

4 Dhjetor 2022, 12:05 Nga k.m.
I ka PS gati emrat zyrtarë për zgjedhjet lokale? Provokon Rama:
Edi Rama

TIRANË- Rama provokon sërish me patronazhistët. Në një konferencë me gazetarët, numri një i qeverisë Edi Rama u pyet nëse i kishte zgjedhur garuesit për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në këtë moment, Rama u përgjigj se kishtë në krahun e tij patronazhistët që sipas tij ishin kthyer në një makineri të pathyeshme. 

I ka PS gati emrat zyrtarë për zgjedhjet lokale? Rama: Është herët për të marrë vesh se kush është kush, nga ana tjetër është që përgatitjet tona për zgjedhje kanë nisur të nesërmen e zgjedhjeve të shkuara. Falë patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm. Ne i kemi thënë shumë rëndësi. E kemi bërë këtë punë me kohë. Jemi më të organizuarit në poltikën shqiptarë. Jemi një makineri që nuk thyhet. I duartrokasim në të gjitha përpjekjet për t'u përmirësuar por janë shumë larg nesh.

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll