Politike

A do vendoset fasha për energjinë elektrike në dhjetor, Rama përgjigjet: Nuk e besoj

Megjithatë pyetjes së qytetarit iu përgjigj me faktin se informacionin e plotë do ta merrte ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

4 Dhjetor 2022, 11:52 Nga k.m.
A do vendoset fasha për energjinë elektrike në dhjetor, Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se sipas informacioneve që ka deri më tani qeveria nuk do ta vendosë fashën 800 Kë/h edhe për muajin Dhjetor për shkak se ka pasur reshje shiu të mjaftueshme. Megjithatë pyetjes së qytetarit iu përgjigj me faktin se informacionin e plotë do ta merrte ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

S'na thatë për çmimin e energjisë, a do vihet apo jo fasha?

Rama: Për 2-3 ditë sërish ministrja e Energjisë do të informojë publikun për qëllimin tonë. Në kushtet kur kemi pasur reshje, nuk jemi në drejtim të vendosjes së vendosjes së fashës për muajin dhjetor por informacionin e plotë dhe të detajuar do e japë ministrja.

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll