Politike

“Primaret” në PD, probleme edhe në Fier, emri i një gruaje 3 herë

Probleme ka pasur në Roskovec e Fier pasi dyshohet për dublime emrash, ku konkretisht një grua e ka pasur emrin anëtare e PD, anëtare e forumit të gruas apo edhe si simpatizante.

4 Dhjetor 2022, 09:18 Nga A.B
“Primaret” në PD, probleme edhe në Fier, emri i një
Primaret

FIER- Votimet për primaret për kryebashkiakë në degët e PD Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër kanë nisur që në orën 8 të mëngjesit e do të vazhdojnë deri në orën 18:00. Materialet zgjedhore për çdo degë të PD për bashkitë Fier, Mallakastër, Patos e Roskovec kanë mbërritur që në orët e mbrëmjes se djeshme dhe u janë shpërndarë degëve përkatëse.

Probleme ka pasur në Roskovec e Fier pasi dyshohet për dublime emrash, ku konkretisht një grua e ka pasur emrin si anëtare e PD, anëtare e forumit të gruas apo edhe si simpatizante.

Deri në orët e vona është punuar për pastrimin e listave duke eliminuar dukuri të tilla në mënyrë që procesi ditën e sotme të nisë normalisht.

Edhe në Lezhë nuk ka nisur ende votimi për kandidatët e primareve të Rithemelimit, për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

primaret ne pd 4 dhjetor 2022 primaret ne pd

Sondazh

Poll