Sport

Kupa e Botës 2022: Makineritë mundin njerëzit, VAR-i është ok, problemi qëndron te FIFA dhe gjyqtarët

Zhurma nisi shumë herët, kur në premierën mes Katarit dhe Ekuadorit , një gol i një prej yjeve të Botërorit, Ener Balencia u shpall jashtë loje, pasi ishte i pamundur të shihej me sy të lirë. Por teknologjia dhe në veçanti offside gjysmë automatike zbuloi këmbën e Felix Torres, e cila ishte jashtë vijës imagjinare. 

3 Dhjetor 2022, 13:09 Nga k.m.
Kupa e Botës 2022: Makineritë mundin njerëzit, VAR-i
Pamje nga ndeshja Japoni-Spanjë

KATAR- Në vitin 2018, VAR debutoi në Rusi duke hapur një kapitull të ri për sportin. Në 64 ndeshjet e luajtura atëherë, gjyqtarët përgjegjës kontrolluan 455 faza. Në Kupën e Botës në Rusi, 17 nga 20 vendime u anuluan. 4 vjet më vonë, VAR ka hyrë në jetën tonë. Edhe në Katar 2022. 

Zhurma nisi shumë herët, kur në premierën mes Katarit dhe Ekuadorit , një gol i një prej yjeve të Botërorit, Ener Balencia u shpall jashtë loje, pasi ishte i pamundur të shihej me sy të lirë. Por teknologjia dhe në veçanti offside gjysmë automatike zbuloi këmbën e Felix Torres, e cila ishte jashtë vijës imagjinare. Një penallti për Iranin dhe një e humbur për Anglinë parashikuan atë që do të ndodhte më pas, me John Stones të ndëshkuar me karton të verdhë për një ndërhyrje në kohë në zonë.

Saktësinë e teknologjisë gjysmë automatike në pozicion jashtë loje (SAOT) që ishte mbështetur nga presidenti i komitetit të arbitrave, sipas të gjithave arbitri më i mirë në histori, Pierluigi Collina patëm rastin ta shohim në ndeshjen e Argjentinës kundër Arabisë Saudit. Ndeshja e parë në të cilën arbitri ishte i vetëdijshëm për atë që po ndodhte rreth tij, të paktën për sa i përket fazave të kontestuara, ishte Danimarka kundër Tunizisë (0-0) në të cilën Cesar Ramos i Meksikës nuk u dha një penallti tunizianëve për prekje me dorë në zonë.  Rastin e parë nuk e konfimroi, por në të dytin ka kontrolluar në ekran dhe ka bërë shenjë që ndeshja të vazhdojë. Një tjetër vendim i saktë - këtë herë me përdorim të plotë të VAR - ishte penalltia e Polonisë kundër Meksikës, një penallti e realizuar nga Robert Lewandowski.

Shpjegimet e paimagjinueshme për golin e Japonisë që nuk do të bindin askënd

Ai që ndezi debatin më të madh, natyrisht, ishte fitorja 2-1 e Japonisë ndaj Spanjës të enjten mbrëma, me Kaoru Mitoma që e ktheu topin në zemër të zonës edhe pse me sy të lirë ajo dukej se kishte kaluar të gjithë vijën e finishit.

Pas disa sekondash u vendos që topi nuk kishte dalë 100% jashtë kufijve, një vendim që pritej të ishte marrë me saktësi dhe jo... përafërsisht. Disa kanë raportuar se çipi "foli", megjithatë kjo do të ishte e mundur vetëm nëse linjat paralele (në tokë ose nga ajri) do të kishin pajisje të integruara  kur topi del jashtë. Në fund të fundit, topi i avancuar teknologjik i Adidas, Al Rihla, kontribuon kryesisht në statistika dhe fazat ku nevojiten më shumë të dhëna për të marrë një vendim nga VAR.

Si përmbledhje, nga 24 fazat totale që janë shqyrtuar, shumica e vendimeve përfundimtare janë të sakta (duke përfshirë vetëm në dy raste arbitri e mbajti vendimin e tij). 

kupa e botes katar 2022 ndeshja japoni-spanjë

Sondazh

Poll