Sport

Mediat Serbe harrojnë ekipin e tyre: "Xhaka, turp të kesh..."

“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”,- ka shkruar Kurir.rs.

3 Dhjetor 2022, 12:45 Nga DOSJA
Mediat Serbe harrojnë ekipin e tyre: "Xhaka, turp të

SERBI - Mediat serbe dhe opinioni në Serbi merret më tepër me Xhakën dheShaqirin se me lojtarët e tyre, të eliminuar tashmë nga Botërori Katar2022.

“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”,- ka shkruar e përditshmj, Veçerenje Novosti.

“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”,- ka shkruar Kurir.rs.

“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”,- shkruan dhe alo.rs, ashtu si “kolegët” e saj.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin të shënjëestër të gjithë Serbisë, por ia dolën të mbajnë situatën nën kontroll, duke e nxjerrë Serbinë jashtë, për të dytën herë rradhazi nga grupet e një Kupe Bote.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll