Sport

E VEÇANTE! Penalltia e humbur nga Gana, në librat e historisë së Kupave të Botës…

Afrikanët kanë humbur një penallti po kundër Uruguajit, edhe në vitin 2010, në Botërorin e Afrikës së Jugut, në një ndeshje çerekfinale

3 Dhjetor 2022, 12:26 Nga DOSJA

E VEÇANTE! Penalltia e humbur nga Gana, në librat e historisë

KATAR - Penalltia e humbur nga André Ayew, në minutën 21, në ndeshjen e kësaj të premteje, kundër Uruguajit, hyri në librin e rekordeve të Kupës së Botës. Gana bëhet skuadra e parë që humbi dy penallti ndaj të njëjtit kundërshtar, si amerikano-latinët e Uruguajit në këtë Botëror.

Afrikanët kanë humbur një penallti kundër Uruguajit, edhe në vitin 2010, në Botërorin e Afrikës së Jugut, në një duel çerekfinal, në minutën e fundit të kohës shtesë (ndeshja ishte 1-1), ndërkohë që Asamoah Gyan, goditi mbi traverse. Më pas Gana humbi dhe u eliminua nga amerikano-latinët.

Kësaj radhe, penalltia e humbur i kushtoi Ganës fashitjen e ëndërrës për t’u kualifikuar në fazën e 16-të, pasi u mposht 2-0 nga Uruguaji, rezultat ky që nuk i mjaftoi ‘albicelesteve’ të kalonin grupin, pasi triumfi i Koresë së Jugut (2-1) ndaj Portugalisë, i dha vendin e dytë në grupin H skuadrës aziatike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll