Sport

FOTO/ Granit Xhaka feston me fanellën e Jasharit pas fitores ndaj Serbisë

Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.

2 Dhjetor 2022, 23:38 Nga I.A
FOTO/ Granit Xhaka feston me fanellën e Jasharit pas fitores ndaj
Momenti i festes

KATAR- Zvicra ka mposhtur serbinë me rezultat 3-2 për tu kualifikuar në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.

Ka qenë një ndeshje ku pati shumë tensione, me Granit Xhakën protagonist duke iu treguar vendin serbëve. Por për të festuar fitoren, Xhaka veshi fanellën e Ardon Jasharit me numër 26 dhe duke u dukur mbiemri historik.

Nuk dihet nëse Xhaka e veshi fanellën për ta përkrahur Ardon Jasharin që nuk ka luajtur fare në këtë Botëror, apo për t’i treguar serbëve mbiemrin më historik të Kosovës, atë të komandantit legjendar Adem Jashari.

FOTO/ Granit Xhaka feston me fanellën e Jasharit pas fitores ndaj
Granit Xhaka

granit xhaka xherdan shaqiri katar 2022 kupa e botes

Sondazh

Poll