Politike

Xhaka e Shaqiri i 'treguan derën' Serbisë, politika Shqipëri-Kosovë: Bravo shqipe, urime!

Krerët e opozitës shqiptare Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë uruar Zvicrën për fitoren, por gjithashtu edhe dy shqiptarët që luajnë me kombëtaren zviceriale Xherdan Shaqiri si dhe Granit Xhaka.

2 Dhjetor 2022, 23:00 Nga I.A
Xhaka e Shaqiri i 'treguan derën' Serbisë, politika
Xhaka dhe Shaqiri

KATAR- Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë ka sjellë dhe shumë reagime nga politikanët në Shqipëri si dhe Kosovë. Krerët e opozitës shqiptare Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë uruar Zvicrën për fitoren, por gjithashtu edhe dy shqiptarët që luajnë me kombëtaren zviceriale Xherdan Shaqiri si dhe Granit Xhaka.

Ndërkohë që nga kryeministri Edi Rama nuk ka  asnjë urim dëri më tani. Urime kanë ardhur gjithashtu edhe nga politikanët në Kosvë, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti, te Presidentja Vjosa Osmani por edhe nga krerët e Partive opozitare në vend, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi si dhe Lumir Abdixhiku. 

Postimet e politikanëve:

Postimi i Ilir Metës:

Shumë urime Shaqirit, Xhakës dhe shokëve të tyre.

Postimi i Albin Kurtit: 

Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!

Postimi i Sali Berishës:

Gol fenomenal sot i Xherdan Shaqirit!

Postimi i Lumir Abdixhikut:

Gjurmë Kosove në këtë Botëror.

Postimi i Memli Krasniqit:

Zemra gjithmonë e bën dallimin. Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër!

Postimi i Ramush Haradinajt:

Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit.

Postimi i Vjosa Osmanit:

Bravo shqipe

zvicer-serbi kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll