Politike

Takimi i Begajt me Papën, dhuratat që shkëmbyen, Presidenti i dhuroi mozaikun me veshje tradicionale, Ati i Shenjtë statujën e Shën Pjetrit

Begaj e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën dhe duke iu referuar marrëdhënieve historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe liderëve të tyre me Selinë e Shenjtë.

2 Dhjetor 2022, 19:46 Nga I.A
Takimi i Begajt me Papën, dhuratat që shkëmbyen, Presidenti i
Presidenti Bajram Begaj si dhe Papa Françesku

VATIKAN- Takimi i sotëm mes Presidentit Bajram Begaj dhe Papa Françeskut ka zgjatur rreth 35 minuta. Begaj e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën dhe duke iu referuar marrëdhënieve historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe liderëve të tyre me Selinë e Shenjtë, shprehu mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90.

Ndërkohë që në fund të takimit Papa Françesku i dhuroi Begajt një majolikë që përmbante një statujë të Shën Pjetrit. Ndërsa Begaj nga ana tjetër i dhuroi Papës një mozaik prej druri ku shfaqet një gua me veshje tradicionale shqiptare.

bajram begaj papa françesku

Sondazh

Poll