Politike

Berisha: Rama kërkoi 'OK' nga për amnistinë fiskale dhe NATO për Porto Romanon, i mbyllën derën

Kreu i PD-së tregon çfarë kërkoi Rmaa, por nuk e arriti.

2 Dhjetor 2022, 19:17 Nga F.M
Berisha: Rama kërkoi 'OK' nga për amnistinë fiskale dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Uashingtoni dhe NATO i kanë mbyllur derën kryeministrit Edi Rama për amnistinë fidskale dhe investimin në Porto Romano. Në takimin me demokratët e Tiranës, Berisha tha se qëllimi i Ramës ka qenë të marrë mbështetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për amnistinë fiskale, por nuk e ka arritur këtë gjë. Gjithashtu, ai shtoi se Rama ka kërkuar të tërheqë NATO-n në investimin në Port që ai e konsideron aferë korruptive, por nuk i është pranuar kjo kërkesë. 

Fjala e Berishës: 

Sot ishin në Uashington. A patë ju ndonjë firmë aty, asnjë. A e dini pse? Sepse pafytyrësisht ju kërkuan zyrtarëve amerikanë që ti mbështesnin ligjin e amnistrisë fiskale, gjë të cilën ata e refuzuan në mënyrë kategorike. Edhe për këtë të portit takon sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe i thotë; NATO të angazhohet në ndërtimin e portit në Porto Romano. Mendoi se do të tërhiqte NATO-n në aferën e tij korruptive. Edhe këtu mendoi se do të merrte një dritë jeshile, por ata ja mbyllën shumë keq, siç e meriton. Tani përsëri nuk heq dorë. Mendjen e ka se si e si të pasurohet, të bëhet një Alabar, me burimin e parave nga droga dhe krimi, të bëhet një multi miliardier duke vjedhur qytetarët e tij. Ndaj dhe ne duhet të punojmë shumë këto ditë që kanë ngelur. Nuk e di a i keni dëgjuar komunikatat, si me qenë në shtetrrethim, kjo rrugë do të punojë e kjo nuk do të punojë. Rrugë janë të qytetarëve opozitarë. Asgjë nuk do të mund të na pengojë ne për të dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, asgjë nuk duhet të pengojë popullin opozitar nga Konispoli në Vermosh të mblidhet me datën 6 në Tiranë.

sali berisha

Sondazh

Poll