Politike

Berisha ngatërron datën e protestës me Primaret: Në shesh më 4 dhjetor. Floriana Garo e korrigjon: Është më 6

Por, ai u korrigjua nga Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit në PD.

2 Dhjetor 2022, 17:53 Nga F.M
Berisha ngatërron datën e protestës me Primaret: Në shesh
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngatërruar datën e prostës që ka paralajmëruar me atë të finalizimit të procesit të Primareve. I pranishëm në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më datë 4 dhjetor të dalin në shesh për të protestuar. Por, ai u korrigjua nga Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit në PD.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Prandaj ju them, më datën 4 të jemi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Floriana Garo: Më datë 6...

Sali Berisha: Po, më datë 6 dhjetor, më falni, më datë 6 te jemi në  bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

 

sali berisha

Sondazh

Poll