Politike

Berisha: Rama po zhbën Shqipërinë, Portin e Durrësit ia dha arabit se i premtoi se do ta bënte miliarder

Ai u shpreh se investimet që po bëhen në Sarandë, Vlorë dhe Durrës janë një zhbërje e Shqipërisë nga ana gjeografike. 

2 Dhjetor 2022, 18:56 Nga F.M
Berisha: Rama po zhbën Shqipërinë, Portin e Durrësit ia dha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është që të bëhet miliarder. I pranishëm në një rakim me demokratët në Tiranë, Berisha tha se Rama ka dhënë të gjitha portet e vendit për këtë arsye. Ai u shpreh se investimet që po bëhen në Sarandë, Vlorë dhe Durrës janë një zhbërje e Shqipërisë nga ana gjeografike. 

Fjala e Berishës: 

Merrni Portin e Durrësit. Gjendet një arab i cili ka pasion investimin tek diktatorët, me Llukashenkon dhe të tjerë e i thotë Edi Ramës do të të bëj të pasur si veten. Hajt ta marrim bashkë këtë portin. Portin nuk ua ka marrë shqiptarëve asnjë pushtues.
Porti sot është pasuria më e madhe publike e shqiptarëve. Përpunon 4.8 milionë ton. I shpërndan në zemrën e Shqipërisë, ku janë rreth 2 mln shqiptarë pothuajse. Në distancën më të shkurër, transportin dhe koston më të ulët për shkak të distancës.
Tani, ne do të blejmë mallra sepse do të bëhet miliarder Edi Rama, që transportohen nga Tivari në Tiranë, nga Selaniku në Korçë, nga Igumenica në Vlorë e Gjirokastër. Kush do të paguajë koston e këtij transporti. Ne, qytetarët me çmime në dyqan. Si merr me 1 euro 200 hekratë tokë, u ka vënë çmimin e apartamenteve me 3000 euro metrin katror. Po kështu hotelet dhe molet në Durrës, ndërton Dubain e tij dhe mjerimin e shqiptarëve. Tani thotë se do të ndërtojë port, por nuk ka ndërmend të ndërtojë port. Ai ka ndërmend të mbyllë portet, si antishqiptar dhe i mbylli, Sarandën e ka mbyllur, Vlorën po, edhe Durrësin tani dhe rroftë Shëngjini, por Shëngjini është me kufizime të mëdha, është një port i vogël. Pra ky po zhbën Shqipërinë edhe gjeografikisht. Prandaj dhe ne duhet të ju themi atyre, ky po na vjedh, po na vjedh në këtë mënyrë. Ne jemi këtu, hajdutin e keni në tavolinë.

sali berisha

Sondazh

Poll