Politike

Samiti i 6 dhjetorit, Ministria e Arsimit: Në të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht, mediat ju keqinformojnë

Ministria kërkon ndjesë dhe shkruan se kanë qenë mediat ato që kanë keqinformuar prindërit apo nxënësit në lidhje me këtë vendim, duke u bazuar në burime jo zyrtare. 

2 Dhjetor 2022, 18:32 Nga F.M
Samiti i 6 dhjetorit, Ministria e Arsimit: Në të gjitha shkollat e
Evis Kushi

TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë me dije se 6 dhjetori, dita kur në Tiranë do të mbahet Samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë pushim. Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare shkruhet se Samiti që do të mbahet është një nder i madh për vendin dhe se nuk ka asnjë arsye përse të ndalojë procesin mësimor. Ministria kërkon ndjesë dhe shkruan se kanë qenë mediat ato që kanë keqinformuar prindërit apo nxënësit në lidhje me këtë vendim, duke u bazuar në burime jo zyrtare. 

Sqarimi: 

E detyruar nga pyetja e vazhdueshme "A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë. Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë.

Më 6 dhjetor, në Tiranë do të vijnë dhe liderët evropianë për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Masat, duket do të jenë të ‘hekurta’, e në shërbim do të jenë jo më pak se rreth 1200 efektivë policie, duke mos i përfshirë forcat e sigurisë që kanë liderëve evropiane dhe rajonalë.

ministria e arsimit samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll