Politike

Berisha: Me protestën tonë do ti shpëtojmë nderin, fytyrën dhe dinjitetin Shqipërisë

Ai tha se në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të dalin për t'ju treguar liderëve të Evropës se i korruptuar është Edi Rama dhe jo Shqipëria.

2 Dhjetor 2022, 17:40 Nga F.M
Berisha: Me protestën tonë do ti shpëtojmë nderin,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partis Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e 6 dhjetorit do të jetë mundësia për të shpëtuar dinjitetin e Shqipërisë. në takimin e tij me demokratët, Berisha tha se protestat nuk kanë asgjë negative. Ai tha se në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të dalin për t'ju treguar liderëve të Evropës se i korruptuar është Edi Rama dhe jo Shqipëria.

Fjala e Berishës:

Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve. A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar. Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni.

sali berisha

Sondazh

Poll