Politike

Berisha: Tre ministra droge emërohen njëri pas tjetrit në Shqipëri, i cakton Rama, jemi Kolumbia e Evropës

Ai tha më tej se Shqipëria është narkoshteti i parë i Evropës. 

2 Dhjetor 2022, 17:34 Nga F.M
Berisha: Tre ministra droge emërohen njëri pas tjetrit në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është Kolumbia e Evropës. Në fjalën e tij para demokratëve në Tiranë, Berisha tha se çdo ministër i Brendshëm është i përfshirë në trafik droge. Ai tha më tej se Shqipëria është narkoshteti i parë i Evropës. 

"Kolumbia e Evropës, jemi cilësuar narkoshteti i parë i Evropës. Tre ministra droge emërohen njëri pas tjetrit. Edhe ky që është sot, mos kujtoni që është antidrogë, është gjer në vesh me drogën sepse është Edi Rama. Sepse ata nuk i kanë caktuar qytetarët por Edi Rama, me platformën e drogës. Qytetarët pësojnë pasojat e kësaj politike,"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll