Politike

Berisha: Nuk ka Samit pa protestë. Ata që kanë frikë, zgjedhin heshtjen dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur

Sipas Berishës, protesta do të përdoret për të dëshmuar se asgjë num mund të mposhtë të drejtën e qytetarëbe për tu dëgjuar.

2 Dhjetor 2022, 17:32 Nga F.M
Berisha: Nuk ka Samit pa protestë. Ata që kanë frikë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Samiti dhe protesta në një ditë nuk bien në kundërshti me njëra-tjetrën. Në takimin e tij me demokratët në Tiranë, Berisha thotë se të gjithë njerëzit duhet të dalin në shesh për të protestuar. Ai shton se të gjithë ata që tremben dhe kanë frikë do të mbeten nën vrazhdën e njerëzve të shtypur. Sipas Berishës, protesta do të përdoret për të dëshmuar se asgjë num mund të mposhtë të drejtën e qytetarëbe për tu dëgjuar. 

Fjala e Berishës:

Të dashur demokrate e demokratë të degës 7 të PD-së, të dashur demokratë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Shpreh kënaqësinë që takohem me ju, në prag të dy ngjarjeve shumë të veçanta në historinë e Shqipërisë, të PD-së dhe popullit opozitar. Këto ngjarje janë, protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991, protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një mision të madh, për të përfaqësuar aty, përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, dhe atyre evropiane. Njerëzit të cilët kanë respekt për lirinë, dinjitetin e tyre, të drejtat e tyre, përdorin protestën si zë të tyre. Përdorin protestën për të dëshmuar se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për tu dëgjuar. Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur. Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.
Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël.

sali berisha

Sondazh

Poll