Politike

Prishja e "Prestige", Meta: Sulm brutal i qeverisë ndaj lirisë së mediave

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se sulmi i paligjshëm jo vetëm që është akt terrorist ndaj lirisë së mediave por edhe një akt kriminal.

2 Dhjetor 2022, 15:37 Nga I.A
Prishja e "Prestige", Meta: Sulm brutal i qeverisë ndaj
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar prishjen e 'Prestige Resort'. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se sulmi i paligjshëm jo vetëm që është akt terrorist ndaj lirisë së mediave por edhe një akt kriminal. Meta po ashtu ka akuzuar Ramën se sulmi ndaj “Prestige Resort” është një tentativë për të fshehur një skandal akoma më të rëndë, që ka të bëjë më përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në vjedhjen 2.4 miliardë euro në kritptovaluta. 

Postimi i Plotë:

Sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut dhe skizofrenik kundër “Prestige Resort” është jo vetëm një akt terrorist ndaj lirisë të mediave por edhe një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht Qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro. Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë. Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!

ilir meta shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll