Politike

Nga reforma në drejtësi te liria e medias/ Bardhi në PE: Çështjet janë pezull në gjykata, Rama ka ndërtuar shtetin autokratik

Raporti, sipas Bardhit vijon të shohë me shqetsim mos heqjen përfundimtare të ligjit “antishpifje” nga ana e procedurës paralamentare, pavarësisht garancive të qeverisë se ka ndryshuar qasje, mbetja e këtij teknikaliteti rrezikon standartet dhe garancitë demokratike të lirisë së medias.

2 Dhjetor 2022, 10:46 Nga A.B
Nga reforma në drejtësi te liria e medias/ Bardhi në PE:
Mbledhja

BRUKSEL- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin e tij mbi reformën në Drejtësi. Gjatë fjalës së tij si pjesë e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Bardhi, u ndal në procesin e reformës në drejtësi, duke cituar gjetjet e raportit të BE, ai theksoi se pavarësisht përgatitjes së moderuar mbi infrastrukturën dhe burimet njerëzore, kjo reformë nuk ka arritur të adresojë tej zgjatjen e proceseve gjyqsore, çështjet e shumta gjyqsore të mbetura pezull c'ka në vetvete ka krijuar një impakt negativ në dhënien e drejtësisë për qytetarët dhe vetëm sistemin.

'Po ashtu nisma e qeverisë për të reduktuar gjykatat e apelit në një hartë të re gjyqësore do të krijojnë një amulli edhe më të madhe për qytetarët dhe vetë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas progres raportit harta e re duhet të krijohet duke marrë në konsideratë nevojat e qytetarëve, përfshirë dhe atyre më pak të avantazhuar. Nëse vijohet në këtë mënyrë kjo hartë e re do të cenojë të drejtën e procesit të rregullt ligjor.”, tha ai.

Mes të tjerash Bardhi vuri në dukje se Reforma në Drejtësi është investimi më i madh i mbështetur nga ndërkombëtarët për të pastruar drejtësinë nga influenca e politikës dhe garancive për zbatimin e plotë të Shtetit Ligjor. “Ndaj është e rëndësishme, ashtu siç e thekson dhe progres raporti, që drejtësia të përballet me të “paprekshmit” dhe pastrimit të parave në sektorët e ndërtimit dhe pronave në Shqipëri. Pikërisht si Prokuroria e Përgjithshme ashtu dhe SPAK duhet të nxiten të hetojnë mbi pastrimin e parave, abuzimin e pushtetit në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe ndaj “të paprekshmit”, të cilët deri më tani e kanë veprojnë mbi shtetin e së drejtës. Po me rëndësi, duhet që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, ndaj dhe vendimet gjyqësore, kjo pasi sipas progres raportit shpesh vendimet gjyqësore jepen ndaj atyre që favorizohen nga pushteti'- tha Bardhi.

Bardhi u ndal dhe mbi lirinë e shprehjes dhe medias, e cila ka bërë hapa pas krahahsuar me vitet e mëparshme. Duke rikujtuar qëndrimin e shprehur në progres raportin e KE se, “Shqipëria duhet të miratojë një politikë të tolerancës zero për intimidimin dhe sulmet kundër gazetarëve, si dhe për kërcënimet ndaj mediave, përfshirë në diskursin politi”.

Raporti, sipas Bardhit vijon të shohë me shqetsim mos heqjen përfundimtare të ligjit “antishpifje” nga ana e procedurës paralamentare, pavarësisht garancive të qeverisë se ka ndryshuar qasje, mbetja e këtij teknikaliteti rrezikon standartet dhe garancitë demokratike të lirisë së medias. 

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin zhvillon prej 2 ditësh mbledhje në Bruksel.

gazment bardhi

Sondazh

Poll