Aktualitet

Nxorri foton e Santiago Malkos, Artan Hoxha “i lutet” inspektorit: S’të kanë identifikuar akoma, pash Zotin na ndihmo me

4 Shtator 2019, 15:05 Nga DOSJA
Nxorri foton e Santiago Malkos, Artan Hoxha “i lutet” inspektorit:

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka dërguar një “mesazh” inspektorit që shpërndau foton e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malkos në media.

Me anë të një statusi në Facebook, Artan Hoxha i “lutet’ inspektorit që nxori foton e Malkos por që deri tani nuk është identifikuar, që të nxjerrë edhe të dhëna lidhur me emrat e atentatorëve.

Hoxha gjithashtu shkruan se të dhënat e autorëve kanë rifreskuar para 5 muajsh, duke hedhur dyshime mbi faktin që atentatorët e Malkos janë persona jo pak të njohur për botën e krimit dhe Policinë.

“Një lutje për atë inspektorin e policisë që hyri në sistemin TIMS pa “leje” për t’u dhënë foton e të ndjerit Santiago, gazetarëve. Deri sa janë vënë në hetim 120 inspektorë policie në gjithë vendin për nxjerrje sekreti, do të thotë që nuk të kanë identifikuar akoma se kush je. Pash zotin, futu dhe njëherë në sistem dhe shiko se mos na ndihmon me fotot e autorëve të atentatit dhe të dhënat e tyre… Kam përshtypjen se duhet t’i keni rifreskuar fotot dhe të dhënat e tyre kriminale para 5 muajsh…’, shkruan Artan Hoxha.

Ish-polici Santiago Malko u vra me 10 plumba teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMW X5”, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka zënë pritë e ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Mercedez Benz”.

26-vjeçari” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “bosi” i lojërave të fatit. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur në lokal “Monopol”, në ish-bllok, grupi i Ervis Martinajt u përplas me armë zjarri me grupin e Ervin Matës dhe mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Disa ditë më parë kryepolici Ardi Veliu ka dërguar për hetim 120 punonjës të Policisë së Shtetit. Akuza që rëndon mbi ta është ndihma ndaj gazetarëve për të publikuar foton e ish-policit të vrarë të martën e shkuar, Santiago Malko.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ekzekutohet santiago malko santiago malko artan hoxha ekzekutohet santiago malko santiago malko

Sondazh

Poll