Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Agron Xhafës: E njoh Babalen, kam folur me të se vinte tek lokali im

4 Shtator 2019, 12:36 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e Agron Xhafës: E njoh Babalen, kam folur me të

TIRANË– Në seancën e sotme gjyqësore në procesin “Babalja”, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të mos thërrasë për dëshmi Agron Xhafën, por të lexojë deklarimet etij që janë dhënë kohë më aprë në Prokurori.

Sot është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafës, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge si dhe protagonist i audio përgjimit të Albert Veliut.

Në dëshmi, Agron Xhafaj ka deklaruar se i ka dhënë borxh Albert Veliut i cili sipas tij  luante bixhoz, lekë që nuk i janë kthyer. Më tej ai ka mohuar se ka folur për trafik me të.

Sulmet e deputetëve të PD janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si ministër i brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të, por jo për gjërat që ai pretendon”, deklaron Agron Xhafaj.

Çfarë është dosja “Babale”? 

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.  Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron xhafaj albert veliu dosja babale vellai i fatmir xhafes agron xhafaj albert veliu dosja babale vellai i fatmir xhafes

Sondazh

Poll