Aktualitet

Apeli e riktheu në garë, KED mblidhet për “Kushtetuesen”, thërrasin ekspertë për pasurinë e kandidates Peto

4 Shtator 2019, 14:25 Nga DOSJA
Apeli e riktheu në garë, KED mblidhet për

TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Emërimeve në Drejtësi nisi mbledhjen për verifikimin e të dhënave për kandidaten e Gjykatës Kushtetuese, Zhaklina Peto.

Gjatë mbledhjes së sotme, KED ka thirrur një ekspert për të bërë verifikimin e saktë të pasurisë së Petos.

Kjo pasi Peto u rrëzua nga KED në fund të gushtit të 2019 për pasaktësi në të dhënat e deklaruara për pasurinë e saj. Ndërsa më 26 gusht ajo u rikthye në garë nga Gjykata Administrative.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese aktualisht është jashtë funksionit, pasi të gjithë anëtarët me përjashtim të Vitore Tushës janë shkarkuar nga detyra nga Vettingu.

Tanimë ringritja e Kushtetueses, bllokohet vetëm nga kandidatura e Zhaklina Petos. Në rast konfirmimi të saj do të bëhet dërgimi i listave në Parlament për të ngitur më pas Gjykatën Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ked komisioni i emërimeve në drejtësi zhaklina peto gjykata kushtetuese ked komisioni i emërimeve në drejtësi zhaklina peto

Sondazh

Poll