Aktualitet

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, Apeli liron Gjergj Cukalin, mikun e Emiljano Shullazit (VENDIMI)

4 Shtator 2019, 13:24 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit Arben Bilali, Apeli liron Gjergj Cukalin, mikun e Emiljano

TIRANË– Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën për Gjergj Cukalin, të akuzuar si ekzekutorin e ish-policit Arbn Bilalit me 15 plumba. Në seancën e zhvilluar paraditen e sotme Apeli ka dhënë masën “detyrim paraqitjeje” për Cukalin, të njohur ndryshe si ‘të fortin e Myslym Shyrit’, duke e liruar nga qelia.

Siç shihet edhe në vendimin e siguruar nga Dosja.al, trupi gjykues me në krye gjyqtarin Alaudin Malaj, ka pranuar kërkesën e të akuzuarit për vrasjen e Bilalit duke ndryshuar masën nga “arrest ne burg” në “Detyrim paraqitjeje”.

Gjergj Cukali u arrestua më 31 maj të këtij viit, pasi grupi hetimor e identifikoi me anë të gjurmëve që u gjetën në automjetin me të cilin u krye vrasja e ish-policit.

Mostrat e gjetura në mjetin tip makina “Mercedes Benz CLS” bënë që të zbulohej identiteti i 40-vjeçarit, por vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit tregon se këto prova nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta mbajtur Cukalin në burg.

Cukali është një emër mjaft i njohur për policinë dhe ndryshe njihet edhe si i forti i “Myslym Shyrit”. 40-vjeçari është gjathashtu mik me kreun e bandës Shullazi, Emiljano Shullazin.

Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.

Bilali, 50-vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, gjë e cila ka prodhuar disa viktima.

Ish-polici u qëllua në në Selitë,  900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

I vetmi person që ka mbetur në burg për vrasjen e Bilalit është Arben Xhetani një ish-i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali ekzekutimi i arben bilalit lirohet gjergj cukali vritet ish-polici arben bilali ekzekutimi i arben bilalit lirohet gjergj cukali vritet ish-polici

Sondazh

Poll