Aktualitet

“Babale”, dëshmon në Prokurori Ylli Rakipi: I kam dhënë para Olldashit, nuk njoh as Fredi Alizotin, as Albert Veliun

4 Shtator 2019, 11:50 Nga DOSJA
“Babale”, dëshmon në Prokurori Ylli Rakipi: I kam

Tiranë- Për çështjen “Balale” ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai ka deklaruar se ka pasur informacionin se gazetari Olldashi ka pasur një material video për Geron Xhafën, madje i ka dhënë para gazetarit për investigimin. Rakipi ka theksuar se nuk njeh as Fredi Alizotin, as Albert Veliun

E kam ditur që Olldashi ka pasur një material video për Geron Xhafën.  I kam dhënë para Olldashit për investigimin por nuk ia doli të më sillte materialin që unë kam kërkuar.

Në këto kushte nuk më është dashur një material audio që më pas u publikua nga PD, por vetëm video. Unë nuk e kam njohur as Fredi Alizotin, as Albert Veliun. Pas këtij materiali audio, Olldashi më ka kërkuar për të shkuar sërish në Vlorë, nuk kam pranuar pasi nuk kemi pasur para të mjaftueshme në dispozicion si emision. Më vonë Olldashi është larguar nga emisioni im për punët e veta dhe nuk kemi bashkëpunuar”, është shprehur Rakipi.

Ditën e sotme dëshmoi edhe Gazmend Bardhi në gjykatën e Krimeve të  Rënda për këtë çështje. Bardhi deklaroi se PD nuk kishte për detyrë të verifikonte materialin investigativ të gazetarit Jetmir Olldashi. (lexo këtu)

Dosja Babale, telenovela e opozitës për gati 1 vit

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.  Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert veliu dëshmon ylli rakipi dosja babale fredi alizoti albert veliu dëshmon ylli rakipi dosja babale fredi alizoti

Sondazh

Poll